Prokuroria e Prizrenit ndalon për 48 orë dy persona dhe ngrit 6 aktakuza kundër 11 të tjerëve

18.08.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza, kundër dyzet (40) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, tetëmbëdhjetë (18) persona të dyshuar, janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon për 48 orë dy persona dhe ngrit 6 aktakuza kundër 11 të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza, kundër dyzet (40) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, tetëmbëdhjetë (18) persona të dyshuar, janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtëmbëdhjetë (16) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 ore dy (2) të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjitshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.