Prokuroria brenda 24 orë ngrit 26 aktakuza, 10 persona të ndaluar

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë 26 aktakuza kundër 27 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë 10 persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një aktakuzë kundër një të pandehurit me inicialet M.F. për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, me veprën penale, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një aktakuza kundër dy personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

LEXO EDHE:  Nuk e respektoi vetizolimin, Policia inicon rast ndaj një qytetari në Gjinoc

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur katër aktakuza, kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale ”Sulmi ndaj personit zyrtar”,  si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Vrasje”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person, për shkak të veprave penale “Kanosje“ dhe “Sulm“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur 20 aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.