Policia thotë se aksidentet vdekjeprurëse erdhën nga pakujdesia e shoferëve

10.11.2019

Policia e Kosovës njofton se në 24 orët e fundit, 3 presona kanë vdekur nga aksidentet në trafik. Sipas policisë, shkaktarë kryesorë vlerësohet të kenë qenë pakujdesia e drejtuesve, humbja e kontrollit mbi automjet e përdorimi i alkoolit. Policia e Kosovës kërkon kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të ligjit në trafik. “Policia po […]

Policia thotë se aksidentet vdekjeprurëse erdhën nga pakujdesia e shoferëve Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në 24 orët e fundit, 3 presona kanë vdekur nga aksidentet në trafik.

Sipas policisë, shkaktarë kryesorë vlerësohet të kenë qenë pakujdesia e drejtuesve, humbja e kontrollit mbi automjet e përdorimi i alkoolit.

Policia e Kosovës kërkon kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të ligjit në trafik.

“Policia po vazhdon dhe do të vazhdojë të ndërmarrë masa rigoroze ligjore dhe do të jetë zero tolerante ndaj veprimeve të të gjithë atyre drejtuesve që bien ndesh me Ligjin e Trafikut dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, me të vetmin qëllim, parandalimin e aksidenteve fatale”, thuhet në apelin e Policisë.