Policia gjobit afër 1 mijë qytetarë që nuk respektuan masat anti-COVID

28.08.2021

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID. Pavarësisht situatës me COVID-19, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga ky virus, e për këtë arsye policia pothuajse çdo ditë ka dënuar me qindra […]

Policia gjobit afër 1 mijë qytetarë që nuk respektuan masat anti-COVID Foto: Ilustrim

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Pavarësisht situatës me COVID-19, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga ky virus, e për këtë arsye policia pothuajse çdo ditë ka dënuar me qindra qytetarë.

Dënimet e tilla, Policia e Kosovës nuk i ka kursyer as gjatë ditës së premtë, ku ka bërë të ditur se vetëm në 24 orëshin e fundit janë dënuar 978 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalim e përhapjës së infeksionit me këtë virus.

Rikujtojmë se vetëm gjatë ditës së premtë në vendin tonë janë konfimuar 2,098 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 16 raste të vdekjes nga ky virus.