Policia e Kosovës për 24 orë ka dënuar mbi 400 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID

27.01.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit ka shënuar ngrijte më të theksuar duke e krahasuar me ditët e para të këtij viti. Si në shumë vende tjera të botës edhe në Kosovë bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe higjienës personale janë obligative. Gjatë ditës së marte Policia e Kosovës ka dënuar […]

Policia e Kosovës për 24 orë ka dënuar mbi 400 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit ka shënuar ngrijte më të theksuar duke e krahasuar me ditët e para të këtij viti.

Si në shumë vende tjera të botës edhe në Kosovë bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe higjienës personale janë obligative.

Gjatë ditës së marte Policia e Kosovës ka dënuar 406 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi në gusht të vitit të kaluar.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

Rikujtojmë se gjatë ditës së marte në Kosovë janë identifikuar 288 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 5 viktima.