Policia: Do vazhdojmë të zbatojmë Ligjin anti-COVID, përmbajuni vendimeve për t’i shmangur ndëshkimet!

08.05.2021

Policia e Kosovës së bashku me inspektorët e AUV-it, kanë vazhduar patrullimet për zbatim të masave anti-COVID-19. Me këtë rast Policia ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat në mënyrë që t’u shmangen ndëshkimeve. Njoftimi i Policisë së Kosovës: Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës, po kryejnë detyrat dhe obligimet ligjore duke […]

Policia: Do vazhdojmë të zbatojmë Ligjin anti-COVID, përmbajuni vendimeve për t’i shmangur ndëshkimet! Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës së bashku me inspektorët e AUV-it, kanë vazhduar patrullimet për zbatim të masave anti-COVID-19.

Me këtë rast Policia ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat në mënyrë që t’u shmangen ndëshkimeve.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës, po kryejnë detyrat dhe obligimet ligjore duke u kujdesur për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ruajtjen e shëndetit publik në këtë kohë pandemie.

Qytetarë të nderuar, duke respektuar dispozitat ligjore, duke iu përmbajtur udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, ndikojmë në sigurinë e përgjithshme dhe shëndetin publik.

Policia në bashkëpunim me inspektorët e AUV, do të vazhdojnë të zbatojnë Ligjin AntiCOVID, andaj përmbajuni vendimeve për t’i shmangur ndëshkimet!