Përveç humbjes Xhebrailat marrin edhe ‘dajak’!

02.03.2019

Golden Eagle Ylli është mposhtur nga Z Mobile Prishtina, në gjysmë-finalen e parë të Kupës së Kosovës, me rezultat 83-77. Prishtinasit kaluan në finale, derisa Golden Eagle Yllit i mbetet të fokusohet në objektivat tjerë të sezonit. Sidoqoftë, problemet nuk munguan në tribuna, aty ku një fans i “Xhebrailave”, tifogrupit të Yllit, ka pësuar një […]

Përveç humbjes Xhebrailat marrin edhe ‘dajak’! Foto: Ilustrim

Golden Eagle Ylli është mposhtur nga Z Mobile Prishtina, në gjysmë-finalen e parë të Kupës së Kosovës, me rezultat 83-77.

Prishtinasit kaluan në finale, derisa Golden Eagle Yllit i mbetet të fokusohet në objektivat tjerë të sezonit.

Sidoqoftë, problemet nuk munguan në tribuna, aty ku një fans i “Xhebrailave”, tifogrupit të Yllit, ka pësuar një lëndim pas një konfrontimi me policinë,

Insporti mëson se fansi ka pësuar lëndim të lehtë trupor, derisa ka mësuar edhe shkaktarin e incidentit.

Sipas burimeve të Redaksisë, në fund të çerekut të tretë, një fans i “Plisave” është munduar të rrëmbejë transparentin e tifogrupit rival, por nuk ia ka dalë.

Në fërkim e sipër, ka reaguar Policia e Kosovës, e cila ka përdrorur forcën në një fans të Golden Eagle Yllit.

Lëndimi nuk është i karakterit serioz, mirëpo “Xhebrailat” janë ankuar se reagimi i Policisë ishte “i paarsyeshëm.”