Personat e vdekur në Prizren, dyshohet se u vranë me armë zjarri

22.01.2020

Gjatë ditës së sotme, dy persona kanë mbetur të vdekur në Prizren. Sipas Policisë, bëhet fjalë për një grua të moshës 55 vjeçare dhe një mashkull 60 vjeçar. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha për GazetaBlic, se dyshimet e para janë që vrasja është kryer nga një armë zjarri. “Dy personat dyshohet […]

Personat e vdekur në Prizren, dyshohet se u vranë me armë zjarri Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme, dy persona kanë mbetur të vdekur në Prizren.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për një grua të moshës 55 vjeçare dhe një mashkull 60 vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha për GazetaBlic, se dyshimet e para janë që vrasja është kryer nga një armë zjarri.

“Dy personat dyshohet të jenë bashkëshortë të moshës 55 -60 vjeçar. Ka plagë që dyshohet të jenë nga arma e zjarrit por për më shumë duhet të priten raportet zyrtare, ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe prokuroria do të dalë me detaje më të tërësishme”, tha Gashi.

Tutje Gashi tha se së shpejti edhe Prokuroria Themelore e Prizrenit do të jep detaje më të hollësishme rreth rastit.