Përmirësohet gjendja e punëtorit që u godit nga rryma elektrike në Suharekë

10.09.2019

Një punëtor i një kompanie u godit nga rryma elektrike përderisa po bënte instalimin dhe shtrirjen e kabllos së internetit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë ku kishte edhe rrjet elektrik. Punëtori thuhet se është lidhur me rripin e sigurisë, por në një moment dyshohet se është goditur nga rryma elektrike ku është varur […]

Përmirësohet gjendja e punëtorit që u godit nga rryma elektrike në Suharekë Foto: Ilustrim

Një punëtor i një kompanie u godit nga rryma elektrike përderisa po bënte instalimin dhe shtrirjen e kabllos së internetit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë ku kishte edhe rrjet elektrik. Punëtori thuhet se është lidhur me rripin e sigurisë, por në një moment dyshohet se është goditur nga rryma elektrike ku është varur pa ndjenja në rripin e sigurisë.

Policia e Kosovës në një komunikatë për media në Facebook, ka deklaruar se ekipet emergjente kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe gjendja e punëtorit është përmirësuar pasi është trajtuar në spitalin rajonal në Prizren.

Komunikata e plotë:

Veprimi heroik dhe i guximshëm i policit në Suharekë shpëton jetën e një qytetari

Prizren, 10 shtator 2019 Me datën 9 shtator 2019 rreth orës 14:00, në rrugën Xhavit Sylaj në Suharekë,punëtori i një kompanie derisa po bënte instalimin dhe shtrirjen e kabllos së internetit, ishte duke punuar në një shtyllë ku kishte edhe rrjet elektrik. I njëjti ishte i lidhur me rripin e sigurisë, por për një moment dyshohet se është goditur nga rryma eklektrike ku është varur pa ndjenja në rripin e sigurisë. Dy punëtorët tjerë ndihmës kanë kërkuar ndihmën e Policisë, ku patrulla policore që ishte në afërsi ka vepruar menjëherë dhe njëri nga zyrtarët është ngjitur lart në shtyllë duke e tërhequr poshtë punëtorin i cili ishte pa ndjenja.

Me këtë rast është njoftuar emergjenca e cila ka arritur menjëherë në vendin engjarjes dhe i është ofruar ndihma e parë, për tu trajtuar më pas në spitalin rajonal në Prizren.Veprimet heroike dhe të menjëhershme të policit në Suharekë kanë bërë qëpunëtori të shpëtojë nga më e keqja apo nga vdekja dhe viktima pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal është liruar në shtëpi.