Për një javë dënohen afër 6 mijë qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

17.04.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë i lartë, çdo ditë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po raportohet për qindra të infektuar dhe për dhjetra viktima nga ky virus. Pavarësisht numrit të madh të infektuarve me COVID-19, shumë qytetarë të vendit nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID, ligj ky […]

Për një javë dënohen afër 6 mijë qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë i lartë, çdo ditë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po raportohet për qindra të infektuar dhe për dhjetra viktima nga ky virus.

Pavarësisht numrit të madh të infektuarve me COVID-19, shumë qytetarë të vendit nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit të kaluar, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës nga ky virus.

Policia e Kosovës çdo ditë ndër tjerash raporton për numrin e gjobave në bazë të këtij ligji, të cilat çdo ditë janë në shifra të larta.

Një rritje e gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është vërejtur gjatë ditëve të fundit, ku vetëm gjatë ditës së premte janë shqiptuar 1,006 të tilla.

Në bazë të statistikave të siguruara nga SuharekaOnline, Policia e Kosovës brenda një jave (11-17 prill) ka dënuar 5,991 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Ndryshe, gjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shënuar një rënje të lehtë, poashtu edhe numri i të hospitalizuarve, por shqetësues mbetet numri i viktimave nga ky virus.