Për nëntë muaj arrestohen 152 persona për trafikim me qenie njerëzore

18.10.2019

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka organizuar konferencë për medie me rastin e Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe hapjes së fushatës kundër trafikimit me njerëz. Ekrem Mustafa, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, ka thënë autoriteti kombëtar anti-trafikim ka bërë mjaft punë dinamike dhe domethënëse. “ Ka qenë një […]

Për nëntë muaj arrestohen 152 persona për trafikim me qenie njerëzore Foto: Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka organizuar konferencë për medie me rastin e Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe hapjes së fushatës kundër trafikimit me njerëz.

Ekrem Mustafa, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, ka thënë autoriteti kombëtar anti-trafikim ka bërë mjaft punë dinamike dhe domethënëse.

“ Ka qenë një vit shumë me punë dhe dominues. I falënderoj donatorët si ata vendor dhe ndërkombëtar që nuk hezituan të na mbështesin dhe të na bëjnë më të fuqishëm në performancën tonë në të gjitha aktivitete anti-trafikim me njerëz”, njofton Klan Kosova.

“Motoja e fushatës që do të zgjasë një muaj është “Mos hesht” kjo është thirrje për qytetar aktiv që do të ndihmoj institucionet e Kosovës. Ne synojmë fuqizimi i mekanizmave për parandalimin, identifikimin dhe luftën ndaj trafikantëve, ngritja e efikasitetit në zbatimin dhe zbulimin e ndjekjes së trafikantëve, fuqizimi i bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtar për një partneritet të fuqizuar ndaj trafikimit me njerëz”, ka thënë Mustafa.

Samedin Mehmeti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës gjatë kësaj konferencë ka deklaruar se ata e kanë paraparë si një nga objektivat e veçanta luftën kundër trafikimit me njerëz.

“Ndër faktorët kryesor të trafikimit me njerëz në Kosovë janë  gjendja ekonomik e rëndë, mos kujdesi i duhur prindor dhe familjarë, braktisja e shkollimit, mungesa e njohurive dhe pasojat e trafikimit si dhe faktorë të tjerë social”.

“Duke iu referuar periudhës janar – shtator të vitit 2019 Policia e Kosovës ka iniciuar 106 raste për hetim të trafikimit me qenie njerëzore gjithashtu janë arrestuar 152 persona dhe janë identifikuar 15 viktima të trafikimit”, ka thënë Mehmeti.