Për 24 orë arrestohen 34 persona për mosrespektim të orës policore

03.04.2020

34 persona janë arrestuar në 24 orëshin e fundit në vend, për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Nga 18 rastet sa ishin gjithsej lidhur me këtë vepër, 6 ishin në Prishtinë, 2 në Gjilan, 2 në rajonin e Prizrenit, 5 në Gjakovë, 2 në Mitrovicën e Jugut dhe 1 në Departamentin e Kufirit. 11 […]

Për 24 orë arrestohen 34 persona për mosrespektim të orës policore Foto: Ilustrim

34 persona janë arrestuar në 24 orëshin e fundit në vend, për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Nga 18 rastet sa ishin gjithsej lidhur me këtë vepër, 6 ishin në Prishtinë, 2 në Gjilan, 2 në rajonin e Prizrenit, 5 në Gjakovë, 2 në Mitrovicën e Jugut dhe 1 në Departamentin e Kufirit.

11 prej këtyre personave u arrestuan në Prishtinë, 4 në Gjilan, 4 në rajonin e Prizrenit, 11 në Gjakovë, 3 në Mitrovicën e Jugut dhe 1 në Departamentin e Kufirit.