Për 24 orë, arrestohen 32 persona nga Policia e Kosovës

20.08.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaroi se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 64 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së hënë janë arrestuar hiç më pak se 32 persona, për vepra të […]

Për 24 orë, arrestohen 32 persona nga Policia e Kosovës Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaroi se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 64 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së hënë janë arrestuar hiç më pak se 32 persona, për vepra të ndryshme.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 23 persona u dërguan në mbajtje ndërsa 6 persona janë në vuajtje të dënimit.

Po ashtu Policia ka njoftuar se për 24 orë kanë ndodhur 64 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 18 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 46 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia njoftoi se kishte shqiptuar 1372 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.