Për 24 orë, 56 aksidente e 22 arrestime në Kosovë

11.09.2019

Vetëm gjatë ditës së djeshme në territorin e Kosovës kanë ndodhur 56 aksidente. Policia e Kosovës, ka njoftuar se nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 20 aksidente ishin me persona të lënduar, kurse në 36 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale. Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1 mijë e 404 tiketa trafiku […]

Për 24 orë, 56 aksidente e 22 arrestime në Kosovë Foto: Ilustrim

Vetëm gjatë ditës së djeshme në territorin e Kosovës kanë ndodhur 56 aksidente.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 20 aksidente ishin me persona të lënduar, kurse në 36 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1 mijë e 404 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe 22 persona, 12 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.