Për 24 orë, 42 aksidente trafiku e mbi 15 arrestime

13.09.2019

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente në komunikacion, 19 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 23 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale. Po ashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1408 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Përveç aksidenteve dhe tiketave […]

Për 24 orë, 42 aksidente trafiku e mbi 15 arrestime Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente në komunikacion, 19 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 23 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1408 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia bën të ditur se ka arrestuar edhe 17 persona, 10 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.