Për 10 ditë policia dënoi mbi 8 mijë qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

28.04.2021

Ka kaluar më shumë se një vit që kur qytetarët e Kosovës e kanë të obliguar bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale, të gjitha këto në mënyrë për tu mbrojtur nga pandemia COVID-19. Mirëpo, statistikat e Policisë së Kosovës tregojnë se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nuk i respekton këto masa […]

Për 10 ditë policia dënoi mbi 8 mijë qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Ka kaluar më shumë se një vit që kur qytetarët e Kosovës e kanë të obliguar bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale, të gjitha këto në mënyrë për tu mbrojtur nga pandemia COVID-19.

Mirëpo, statistikat e Policisë së Kosovës tregojnë se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nuk i respekton këto masa pavarësisht thirrjeve të shumta nga institucionet përkatëse dhe rrezikut nga virusi COVID-19.

Pas miratimit të ligjit anti-COVID nga Qeveria e Kosovës, policia shqipton gjoba në bazë të këtij ligji për të gjithë qytetarët të cilët nuk e respektojnë atë.

Në statistikat e Policisë së Kosovës që përcjellë SuharekaOnline, figuron që brenda 10 dite në tërë vendin policia ka dënuar plotë 8,380 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga ky virus.

Rikujtojmë se vetëm gjatë ditës së martë, Policia e Kosovës ka dënuar 847 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Poashtu gjatë ditës së martë në Kosovë janë konfirmuar 194 raste pozitive me COVID-19, një në Komunën e Suharekës dhe janë regjistruar 8 viktima të moshave të ndryshme.