Nuk respektuan masat anti-COVID, policia gjobit afër 400 qytetarë

08.11.2021

Policët janë shtuar në rrugë duke sugjeruar qytetarët të vendosin maska si dhe në disa raste edhe duke shqiptuar dënime. Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës më 8 nëntor, në 24 orëshin paraprak janë shqiptuar 371 gjoba për shkelje të masave. Sipas masave të reja, të gjithë qytetarët obligohen të mbajnë maska, edhe kur […]

Nuk respektuan masat anti-COVID, policia gjobit afër 400 qytetarë Foto: Ilustrim

Policët janë shtuar në rrugë duke sugjeruar qytetarët të vendosin maska si dhe në disa raste edhe duke shqiptuar dënime.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës më 8 nëntor, në 24 orëshin paraprak janë shqiptuar 371 gjoba për shkelje të masave.

Sipas masave të reja, të gjithë qytetarët obligohen të mbajnë maska, edhe kur janë duke ecur vetë në ambinte të hapura.

Autoritetet kanë thënë se personat që nuk respektojnë masat do të gjobiten në bazë të ligjit për mbrojtjen nga COVID-19.

Ndryshe, në Kosovë fushata e vaksinimit kundër COVID-19 po vazhdon dhe sipas ekspertëve shëndetësorë, vaksinimi ofron mbrojten më të mirë kundër këtij virusi.