Nuk respektuan masat anti-COVID, Policia e Kosovës dënon 19 qytetarë

Nuk respektuan masat anti-COVID, Policia e Kosovës dënon 19 qytetarë
Çlirim Gashi

15.06.2021 / Kronika

Policia e Kosovës krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në zbatim të masave anti-COVID, Policia e Kosovës vazhdimisht apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka evidentuar dhe gjobitur gjithsej 19 qytetarë që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës.

LEXO EDHE:  Sot zbulohet pllaka përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës

Ndryshe, gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 5 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit