Nuk respektuan ligjin për COVID-19, gjobitën 539 qytetar

13.10.2020

Policia e Kosovës është duke punuar vazhdimisht që të mos lejojë përkeqësimin e situatës me COVID-19, sepse është paralajmruar nga institucionet se një valë e re mund ta kap përsëri Kosovën njëllojë si disa shtete të Evropës. Gjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve në Kosovë ka filluar të ngritet përsëri, andaj edhe është […]

Nuk respektuan ligjin për COVID-19, gjobitën 539 qytetar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke punuar vazhdimisht që të mos lejojë përkeqësimin e situatës me COVID-19, sepse është paralajmruar nga institucionet se një valë e re mund ta kap përsëri Kosovën njëllojë si disa shtete të Evropës.

Gjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve në Kosovë ka filluar të ngritet përsëri, andaj edhe është paralajmruar për masa të reja.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore kanë gjobitur 539 qytetar të cilët nuk e kanë respektuar ligjin për COVID-19.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 10 persona ku prej tyre 2 janë në vuajtje të dënimit dhe 3 të tjerë janë në mbajtje.