Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon mbi 900 qytetarë

28.04.2021

Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të tyre ndër tjerash ka shqiptuar edhe gjoba në bazë të ligjit anti-COVID. Kështu po bëhet e ditur nga statistikat e fundit të Policisë ku ndër tjerash figuron se Policia e Kosovës gjatë ditës së martë ka dënuar 926 qytetarë të cilët pavarësisht thirrjeve të shumta nga institucionet […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon mbi 900 qytetarë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të tyre ndër tjerash ka shqiptuar edhe gjoba në bazë të ligjit anti-COVID.

Kështu po bëhet e ditur nga statistikat e fundit të Policisë ku ndër tjerash figuron se Policia e Kosovës gjatë ditës së martë ka dënuar 926 qytetarë të cilët pavarësisht thirrjeve të shumta nga institucionet përkatëse dhe rrezikut nga virusi nuk i kanë respektuar masat mbrojtëse.

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar Policia e Kosovës shqipton gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i miratuar nga Qeveria e Kosovës, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga ky virus.

Rikujtojmë se brenda 10 dite në statistikat e policisë që ka përcjellur SuharekaOnline është bërë e ditur se janë dënuar 8,380 qytetarë.

Ndryshe, në 24 orëshin e kaluar në Kosovë janë konfirmuar 194 raste pozitive me COVID-19, prej tyre një në Komunën e Suharekës dhe janë regjistruar 8 viktima të moshave të ndryshme.