Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 600 qytetar

21.12.2020

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie, gjithashtu numri i të shëruarve është më i madhë se i atyre të infektuarve. Por shqetësuese mbetet ende numri i viktimave dhe qytetarëve të cilët nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID, transmeton SuharekaOnline. Një gjë e tillë po bëhet e ditur […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 600 qytetar Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie, gjithashtu numri i të shëruarve është më i madhë se i atyre të infektuarve.

Por shqetësuese mbetet ende numri i viktimave dhe qytetarëve të cilët nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID, transmeton SuharekaOnline.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, ku thuhet se gjatë ditës së dielë në bazë të ligjit anti-COVID janë gjobitur 619 qytetar.

Ndryshe, gjatë ditës së dielë janë indetifikuar 223 raste të reja me COVID-19 dhe janë raportuar 8 raste të vdekjes.