Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 500 qytetarë

02.02.2021

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar Policia e Kosovës shqipton gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, i cili rregullon çështjen e parandalimit menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Gjatë ditës së hënë përveç aktiviteteve të tjera që ka zhvilluar, ata gjithashtu kanë shqiptuar gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë respektuar […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 500 qytetarë Foto: Ilustrim

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar Policia e Kosovës shqipton gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, i cili rregullon çështjen e parandalimit menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Gjatë ditës së hënë përveç aktiviteteve të tjera që ka zhvilluar, ata gjithashtu kanë shqiptuar gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Bëhet e ditur se brenda 24 ore Policia e Kosovës ka dënuar 547 qytetarë, shkruan SuharekaOnline.

Ky ligj ka gjithsej 29 nene, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Rikujtojmë se situata me pandeminë COVID-19 në muajin janar nuk ka qenë e njejtë duke krahasuar me muajt e fundit të vitit të kaluar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë këtij muaji në Kosovë janë regjistruar 8 mijë 790 raste pozitive dhe 163 viktima.

Ndërsa, në Komunën e Suharekës në muajin janar janë regjistruar 10 viktima dhe 285 raste pozitive me COVID-19.