Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen 835 qytetarë

12.04.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rënie të lehtë, duke e krahasuar me ditët e para të këtij muaji, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Pavarësisht thirrjeve të shumta për respektimin e masave anti-COVID, shumë qytetarë të vendit […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen 835 qytetarë Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rënie të lehtë, duke e krahasuar me ditët e para të këtij muaji, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Pavarësisht thirrjeve të shumta për respektimin e masave anti-COVID, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë ato, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar në Kosovë ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin e situatës me COVID-19, në bazë të cilit dënohen qytetarët të cilët nuk bartin maskë dhe nuk respektojnë rregullat e tjera.

Gjoba të tilla Policia e Kosovës nuk i ka kursyer as gjatë ditës së dielë, në të cilën i ka dënuar plot 835 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj.

Rikujtojmë se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 529 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 12 vikima nga ky virus.