Nuk e respektuan masën e arrestit shtëpiak, arrestohen dy të mitur në Prizren

05.03.2020

Dy të mitur janë arrestuar të mërkurën në Prizren, pasi nuk e kanë respektuar masën e arrestit shtëpiak Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Joni” në Prizren, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. “Janë arrestuar dy të dyshuarit e mitur kosovarë, të cilët nuk e kanë respektuar masën […]

Nuk e respektuan masën e arrestit shtëpiak, arrestohen dy të mitur në Prizren Foto: Ilustrim

Dy të mitur janë arrestuar të mërkurën në Prizren, pasi nuk e kanë respektuar masën e arrestit shtëpiak

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Joni” në Prizren, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit e mitur kosovarë, të cilët nuk e kanë respektuar masën e arrestit shtëpiak të lëshuar nga gjykata nga data 27.02.2020 deri 27.03.2020, verifikimin e të cilëve e ka bërë njësiti policor dhe nuk i ka gjetur në shtëpi”, thuhet në raport.

Të dyshuarit me vendim të gjyqtarit janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.