Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

31.03.2020

Një person është gjetur pa shenja jetë në afërsi të stacionit të autobusave në Komunën e Pzirenit. Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Sipas Osmanollaj trupi i pajetë është gjetur sot rreth orës 10. “Rreth orës 10:01 policia është njoftuar nga Emergjenca për një trup të […]

Një person gjendet pa shenja jete në Prizren Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jetë në afërsi të stacionit të autobusave në Komunën e Pzirenit.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas Osmanollaj trupi i pajetë është gjetur sot rreth orës 10.

“Rreth orës 10:01 policia është njoftuar nga Emergjenca për një trup të pajetë në afërsi të stacionit të autbosuëve. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku është bërë edhe identifikimi i trupit. Sipas informacioneve të para dyshohet se i njëjti pra viktima ka pasur probleme me shëndetin mendor”, ka thënë Osmanollaj.

Gjithashtu sipas tij, i njëjti nuk ka qenë i raportuar si i humbur.

“Informatat e para që kemi tani janë se i njëjti ka dalë që tri ditë nga shtëpia por që nuk është raportuar si person i humbur dhe se vendin ku është gjetur i vdekur e ka shfrytëzuar për vend strehim”, tha Osmanollaj.