Mbi 1600 gjoba të shqiptuara nga policia gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

27.08.2020

Nga raporti 24 orësh i policisë është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 34 aksidente trafiku. Nga 34 aksidente gjithsej të raportuara për 24 orë prej tyre janë 15 me persona të lënduar dhe 19 me dëme materiale. Policia e Kosovës gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1608 […]

Mbi 1600 gjoba të shqiptuara nga policia gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Nga raporti 24 orësh i policisë është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 34 aksidente trafiku.

Nga 34 aksidente gjithsej të raportuara për 24 orë prej tyre janë 15 me persona të lënduar dhe 19 me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1608 gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Raportohet se 32 persona janë arrestuar ku prej tyre 22 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.