LVV: Pa kaluar 3 muaj të plotë rruga në Studençan ka nevojë përsëri për renovim

12.07.2019

Përmes një reagimi Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë ka shprehur pakënaqësitë lidhur me punimet që po bëhen në Komunën e Suharekës. Së fundmi LVV ka reaguar lidhur me renovimin e rrugës në fshatin Studençan që ishte bërë pothuajse para 3 muajve. Në fshatin Studençan, rruga “Mrrizi i Zanave” është renovuar në muajin Maj të këtij […]

LVV: Pa kaluar 3 muaj të plotë rruga në Studençan ka nevojë përsëri për renovim Foto: Ilustrim

Përmes një reagimi Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë ka shprehur pakënaqësitë lidhur me punimet që po bëhen në Komunën e Suharekës. Së fundmi LVV ka reaguar lidhur me renovimin e rrugës në fshatin Studençan që ishte bërë pothuajse para 3 muajve.

Në fshatin Studençan, rruga “Mrrizi i Zanave” është renovuar në muajin Maj të këtij viti, pa kaluar 3 muaj të plotë kjo rrugë ka nevojë përsëri për renovim.

Kontrata publike e dhënë nga Komuna e Therandës, në emër të sanimit dhe mirëmbajtjës së rrugëve lokale e cila e ka vlerën 418.832.00€, nuk duhet të përfundojë me punë të tilla, ky standard i punëve është i papranueshëm.