LDK Suharekë: Kryetari Muharremaj vazhdon me politizimin në arsim

23.02.2019

Kryetari Muharremaj vazhdon politizimin në arsim, kryetari i AAK-së nëndega në Savrovë emrohet ushtrues detyre i drejtorit të shkollës në këtë fshat, raporton LDK nëndega Suharekë. Largimet vetem për motive politike i drejtorëve të shkollave në komunën tonë vazhdojnë si asnjëherë më parë. Më 22.02.2019 nuk i vazhdohet kontrata drejtorit të shkollës fillore të mesme të ulët “Iliria” në […]

LDK Suharekë: Kryetari Muharremaj vazhdon me politizimin në arsim Foto: Ilustrim

Kryetari Muharremaj vazhdon politizimin në arsim, kryetari i AAK-së nëndega në Savrovë emrohet ushtrues detyre i drejtorit të shkollës në këtë fshat, raporton LDK nëndega Suharekë.

Largimet vetem për motive politike i drejtorëve të shkollave në komunën tonë vazhdojnë si asnjëherë më parë.

Më 22.02.2019 nuk i vazhdohet kontrata drejtorit të shkollës fillore të mesme të ulët “Iliria” në Savrovë z.Milazim Zenelaj, pa vlersim të përformancës dhe vetëm për motive politike. Ndërsa në të njëjten ditë në këtë shkollë caktohet si ushtrues detyre z.Xhemajl Zenelaj kryetar i nëndegës së AAK-së në Savrovë.

Politizimi vazhdon edhe në shkollën “Bajram Curri” në Nishor duke mos vazhduar kontraten drejtorit aktual z.Milazim Hajdari vetem per motive politike dhe duke e zëvëndësuar me një militant të AAK-së.

Degradimi i shkollave vazhdon edhe më tej për faktin që ka rreth një vit që në shkollën “Hasan Prishtina” në Semetisht vazhdon të mos përmbyllet konkursi për drejtor, ku deri tani konkursi është shpallur dhe anuluar 4 herë. Po ashtu një situat pothuajse të njejt e kemi edhe në Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë. Gjithashtu ka disa shkolla që vazhdojnë të udhëhiqen me ushtrues detyre si: shkolla “Sadri Duhla” në Duhël, shkolla “Flamuri i Arbërit” në Reshtan ( ushtruesit e detyrës së drejtorit në këto shkolla janë edhe duke ushtruar detyren e mësimdhënësit, dhe si rezultat i kësaj menagjimi i këtyre shkollave është bërë shumë i vështirë).