Kujdes! Shpejtësia vret! Gjatë muajit që lamë pas 13 persona humbën jetën në aksidente trafiku

14.06.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për respektim të rregullave në trafik. Gjatë muajve të fundit në Kosovë kemi rritje të numrit të aksidenteve të trafikut, ku fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet. Përmes një apeli nga Policia bën thirrje tek qytetarët për kujdes dhe respektim të rregullave në […]

Kujdes! Shpejtësia vret! Gjatë muajit që lamë pas 13 persona humbën jetën në aksidente trafiku Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për respektim të rregullave në trafik.

Gjatë muajve të fundit në Kosovë kemi rritje të numrit të aksidenteve të trafikut, ku fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Përmes një apeli nga Policia bën thirrje tek qytetarët për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik pasi që shpejtësia vret.

Vetëm gjatë muajit maj në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 13 persona në aksidente të trafikut.

“Kujdes, familja të pret në shtëpi!”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.