Këta janë dy të rinjët nga Lipjani që humbën jetën në Suharekë

16.03.2019

Aksidenti i sotëm në Duhël të Suharekës nga i cili mbetën të vdekur 3 persona dhe të plagosur ka qenē një tronditje për të gjithë. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dal në vendin e ngjarjes me ç’rast ka shprehur ngushllime për familjarët e viktimave. Edhe Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti shpreh […]

Këta janë dy të rinjët nga Lipjani që humbën jetën në Suharekë Foto: Ilustrim

Aksidenti i sotëm në Duhël të Suharekës nga i cili mbetën të vdekur 3 persona dhe të plagosur ka qenē një tronditje për të gjithë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dal në vendin e ngjarjes me ç’rast ka shprehur ngushllime për familjarët e viktimave. Edhe Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti shpreh ngushëllime familjes Retkoceri e Tmava nga Komuna e Lipjanit me rastin e vdekjes së Leonard Retkocerit dhe Sahit Tmavës në rastin tragjik që ndodhi sot në Duhël.

“Ky lajm na ka tronditur të gjithëve, ngushëllime familjarëve të rinjëve”, thuhet në telegram ngushëllimi nga Kryetari Ahmeti.

Leonardi punonte si kamerier në byfen e Komunës, dhe ishte punëtor dhe një ndër djemtë më të mirë që kishim.

Në aksidentin fatal mbetën të vdekur dy të rinjë nga Lipjani dhe një nga Prishtina.

Leonard Ratkoceri dhe Sahit Tmava dy të rinjë nga Lipjani dhe i treti nga Prishtina nga plagët e marra kanë mbetur të vdekur në vendin e aksidentit.