Katrahurë nga zjarret, numër i vogël i zjarrfikësve, komuna n’gjumë!

19.02.2019

Që nga ora 13:00 e ditës së sotme 3 zjarrfikës të Komunës së Suharekës po përballen me lokalizimin dhe fikjen e mbi dhjetë zjarreve fushore të shkaktuara nga pakujdesia e personave të papërgjegjshëm. Brenda pak orëve mbasditen e sotme njësia e zjarrfikësve të Suharekës ka pranuar shumë thirrje për intervenim të shpejtë për fikjen e […]

Katrahurë nga zjarret, numër i vogël i zjarrfikësve, komuna n’gjumë! Foto: Ilustrim

Që nga ora 13:00 e ditës së sotme 3 zjarrfikës të Komunës së Suharekës po përballen me lokalizimin dhe fikjen e mbi dhjetë zjarreve fushore të shkaktuara nga pakujdesia e personave të papërgjegjshëm.

Brenda pak orëve mbasditen e sotme njësia e zjarrfikësve të Suharekës ka pranuar shumë thirrje për intervenim të shpejtë për fikjen e zjarrit. Problemi i përditshëm i kësaj njësie vazhdon të mbetet numri i vogël i tyre në krahasim me numrin e qytetarëve.

Edhe pse me një vlerë të madhe për qytetarët e komunës sonë, zjarrfikësit e qytetit çdo ditë përballen me probleme të shumta. Ndër to është edhe numri i vogël i tyre që për 88,140 banorë sa numëron komuna e Suharekës duhej të kishte 59 zjarrëfikës e në fakt për momentin janë vetëm 13 të tillë që në kalkulim rezulton që për 6780 banorë kanë 1 zjarrëfikës që është në kundërshtim me ligjin i cili thotë se duhet të jetë 1 zjarrëfikës për 1500 banorë.

Vetëm gjatë orëve të mbasditës janë lajmëruar mbi dhjetë raste për zjarre fushore por për shkak të numrit të vogël të zjarrfikësve ende nuk është arrit që të intervenohet në të gjitha lokacionet. Deri më tani është arritur që të fiken zjarret në: Dubravë, Krushicë, Sopijë, Vraniq, Bukosh dhe Studençan ndërsa disa në Studençan, Sllapuzhan dhe Gelancë nuk është arritur që të fiken.

Kryetari Muharremaj vitin e kaluar në takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, kishte kërkuar që të shtohet numri i zjarrfikësve në Suharekë, mirëpo siç duket deri më tani asgjë nuk ka lëvizuar në këtë drejtim.

Apelojmë tek të gjithë qytetarët për kujdes të veçantë dhe mos ndezjes të zjarreve pasi që dëmet mund të jenë përtej atyre materiale. Njëkohësisht apleojmë tek kryetari i Komunës, z.Bali Muharremaj që të marrë masa brenda mundësive të tij që të kompletohet njësia e zjarrfikësve dhe të apelojë te organet e rendit që të veprojnë konform ligjit në raste të tilla.