I gjendet marihuanë në veturë, arrestohet qytetari nga Suhareka

31.10.2020

Të premtën në Komunën e Suharekës është arrestuar një i dyshuar për posedim të narkotikëve. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se është arrestuar një person i dyshuar pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 8.16 gram substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit […]

I gjendet marihuanë në veturë, arrestohet qytetari nga Suhareka Foto: Ilustrim

Të premtën në Komunën e Suharekës është arrestuar një i dyshuar për posedim të narkotikëve.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se është arrestuar një person i dyshuar pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 8.16 gram substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.