Gjinoc: 30 ditë paraburgim për kanosje për borgj!

10.10.2019

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale P.M. nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekës. Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje nga neni 181 […]

Gjinoc: 30 ditë paraburgim për kanosje për borgj! Foto: Gjykata Themelore në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale P.M. nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekës.

Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje nga neni 181 par. 2.të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 08.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 07.11.2019.

Sepse me datën 08.10.2019, rrethë orës 07:50 minuta në Prizren, në afërsi të fshatit Korishë, pas disa mosmarrveshjeve të më hershme lidhur me një borgjë, i pandehuri seriozisht e kanosë të dëmtuarin me iniciale S.D., se do ti shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim frikësimi ose të shkaktimit të ankthit.

I dyshuari del nga automjeti i tij nga ku merr pushkën automatike të cilin në mënyrë kërcënuese ja drejton të dëmtuarit S.D, si dhe me datë të njejtë me rastin e bastisjes në shtëpinë e të pandehurit,nga Policia e Kososvës-Stacioni policor Prizren-Veri, është gjetë se pa leje të organit kompetent kishte poseduar, një pushkë automatike 30(tridhjetë) fishekë dhe 1(një) karikator.