Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 44 aksidente e janë arrestuar mbi 15 persona

28.09.2019

Policia e Kosovës ka raportuar se për 24 orë në vend kanë ndodhur 44 aksidente trafiku. Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 17 aksidente ishin me të lënduar dhe 27 pa lëndime në njerëz. Tutje, për këtë periudhë policia ka shqiptuar 1 mijë e 508 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit. Po ashtu, […]

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 44 aksidente e janë arrestuar mbi 15 persona Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se për 24 orë në vend kanë ndodhur 44 aksidente trafiku.

Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 17 aksidente ishin me të lënduar dhe 27 pa lëndime në njerëz.

Tutje, për këtë periudhë policia ka shqiptuar 1 mijë e 508 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.

Po ashtu, për 24 orë policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 19 persona, 17 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.