[FOTO] Suharekë: Qytetarët e rrezikuar nga ‘ekspozimi’ i energjisë elektrike!

01.02.2019

Një qytetar i indinjuar për neglizhencën që është bërë nga organet përgjegjëse ka raportuar një rast i cili paraqet rrezik për qytetarët e një ndërtese në Suharekë. Bëhet fjalë për ndërtesën mbi qendrën tregtare ish-BenAf ku sipas raportimit të qytetarit ‘trafoja’ e ndërtesës është e demoluar dhe me këtë rast të gjitha lidhjet e energjisë […]

[FOTO] Suharekë: Qytetarët e rrezikuar nga ‘ekspozimi’ i energjisë elektrike! Foto: Ilustrim

Një qytetar i indinjuar për neglizhencën që është bërë nga organet përgjegjëse ka raportuar një rast i cili paraqet rrezik për qytetarët e një ndërtese në Suharekë.

Bëhet fjalë për ndërtesën mbi qendrën tregtare ish-BenAf ku sipas raportimit të qytetarit ‘trafoja’ e ndërtesës është e demoluar dhe me këtë rast të gjitha lidhjet e energjisë elektrike janë të ekspozuara që përbëjnë rrezik për qytetarët e në veçanti për fëmijët.

‘Trafoja’ disa herë kishte pasur mbi ngarkesë çka edhe ishte shkaktuar zjarr mirëpo intervernimi nuk kishte arritur atë shkallë që lidhjet e energjisë elektrike të izolohen në mënyrë që të shmangin fatkeqësitë e mundshme për qytetarët.

Në ndërtesën në fjalë jetojnë diku 7 – 8 familje, ka raportuar qytetari.