Dënohen 559 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

12.03.2021

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar, ka shqiptuar gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID. Pavarësisht situatës me COVID-19, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga ky virus, e për këtë arsye policia pothuajse çdo ditë ka dënuar me qindra […]

Dënohen 559 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar, ka shqiptuar gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Pavarësisht situatës me COVID-19, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga ky virus, e për këtë arsye policia pothuajse çdo ditë ka dënuar me qindra qytetarë.

Dënimet e tilla, Policia e Kosovës nuk i ka kursyer as gjatë ditës së mërkurë, ku ka bërë të ditur se vetëm në 24 orëshin e fundit janë dënuar 559 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalim e përhapjës së infeksionit me këtë virus.

Rikujtojmë se vetëm gjatë ditës së enjte në Kosovë janë konfirmuar 632 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar edhe 8 viktima nga ky virus.