Brenda 24 ore janë ndaluar për 48 orë 17 persona dhe 4 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 6 personave

10.02.2020

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me […]

Brenda 24 ore janë ndaluar për 48 orë 17 persona dhe 4 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 6 personave Foto: Prokurori i Shtetit

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masë së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”, si dhe pranë Gjykatës kompetente është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona. Ndërsa, me datë 09.02.2020 një person në Prizren, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri. Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të kryer autopsinë.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) të dyshuar janë ndaluar për shkak të veprës penale “Dhunimi”, kurse një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Kanosje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me propozim që masa e paraburgimit të mbahet në Institutin e kujdesit shëndetësor, ndaj një (1) personi dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

ProkuroritëAktakuzat – personatNdalimetParaburgimet kërkesat-personatBastisjetSekuestrimet
Prokuroria Speciale/////
Prishtinë/81 – 1//
Prizren/21 – 3//
Pejë/4///
Gjilan/22 – 2//
Gjakovë/////
Mitrovicë/////
Ferizaj/1///
Totali/174 – 6//

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

//////////

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm “, si dhe gjashtë (6) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Raste tjera me interes për publikun:
Me datë 09.02.2020, një person rreth moshës 60 vjeçare, në Prizren, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekpi i emergjencës në Prizren. Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimitë”, ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të kryer autopsinë.

4. Prokuroria Themelore Pejë:
Aktakuzat:

Ndalime me urdhër të prokurorit : Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) të dyshuar janë ndaluar për shkak të veprës penale “Dhunimi”, kurse një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Kanosje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në njërin rast është ndaluar i dyshuari për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, i cili dyshohet se në Gjilan për shkak të çrregullimeve psikike ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Ndërsa, në rastin tjetër është ndaluar i dyshuari i cili në fshatin Bllatë, komuna e Kamenicës, me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor, po transportonte aparate të lojërave të fatit ‘’Vega Vision’’ pa numra serik dhe dokumentacion përcjellës. I njëjti është ndaluar për veprën penale ‘’Kontrabandim me mallra’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me propozim që masa e paraburgimit të mbahet në Institutin e kujdesit shëndetësor, ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’.

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
/////////

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
/////////

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.