Brenda 24 ore janë ndaluar 16 persona, njëri prej tyre nga fshati Maqitevë

27.01.2020

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me […]

Brenda 24 ore janë ndaluar 16 persona, njëri prej tyre nga fshati Maqitevë Foto: Prokuroria e Shtetit

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit gjashtë (6) të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokuroria e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik“.

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.
Një (1) person nga Prizreni është ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje”, ndërsa personi i dytë i ndaluar është nga fshati Maqitevë – Komuna e Suharekës për veprën penale “Vrasje”.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Dhuna në familje”.