Brenda 24 ore 82 aksidente, dy prej tyre me fatalitet, rreth 1400 tiketa trafiku e 18 të arrestuar

21.08.2021

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje. Kështu bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të policisë për aksidente, tiketa trafiku e arrestime. Të premtën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 82 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, raporton […]

Brenda 24 ore 82 aksidente, dy prej tyre me fatalitet, rreth 1400 tiketa trafiku e 18 të arrestuar Foto: Ilustrim

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje.

Kështu bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të policisë për aksidente, tiketa trafiku e arrestime.

Të premtën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 82 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 25 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 55 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1396 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 18 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit.