Brenda 24 ore 8 aksidente, 182 tiketa trafiku e 26 të arrestuar

06.04.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 8 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 2 aksidente ishin me të lënduar dhe 6 të tjera ishin me dëme materiale. Po ashtu PK ka shqiptuar 182 gjoba trafiku për shkelësit […]

Brenda 24 ore 8 aksidente, 182 tiketa trafiku e 26 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 8 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 2 aksidente ishin me të lënduar dhe 6 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 182 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 26 persona, ku 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.