Brenda 24 ore 58 aksidente, afër 1400 tiketa trafiku e 35 të arrestuar

14.09.2021

Edhe dita e hënë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në trafik i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët. Gjatë ditës së hënë në […]

Brenda 24 ore 58 aksidente, afër 1400 tiketa trafiku e 35 të arrestuar Foto: Ilustrim

Edhe dita e hënë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në trafik i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Gjatë ditës së hënë në tërë vendin kanë ndodhur 58 aksidente trafiku, prej të cilave 19 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar edhe 1,379 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.

Po ashtu, Policia e Kosovës brenda 24 ore ka arrestuar 35 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje dhe 9 të tjerë në vuajtje të dënimit.