Brenda 24 ore – 58 aksidente, afër 1 mijë tiketa trafiku dhe 17 persona të arrestuar

21.03.2021

Ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia gjatë ngasjes së automjeteve, mospërshtatja e shpejtësisë dhe mosrespektimi i rregullave janë disa nga arsyet e aksidenteve të shumta në trafik. Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtune në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 58 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline. Nga këto 58 aksidente, fatmirësisht […]

Brenda 24 ore – 58 aksidente, afër 1 mijë tiketa trafiku dhe 17 persona të arrestuar Foto: Ilustrim

Ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia gjatë ngasjes së automjeteve, mospërshtatja e shpejtësisë dhe mosrespektimi i rregullave janë disa nga arsyet e aksidenteve të shumta në trafik.

Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtune në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 58 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline.

Nga këto 58 aksidente, fatmirësisht asnjëra nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa, nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se 23 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 35 të tjera vetëm me dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtune ka shqiptuar 994 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orëshin e fundit kanë arrestuar 17 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku prej tyre 2 janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 13 të tjerë në mbajtje.