Brenda 24 ore 57 aksidente, mbi 1200 tiketa trafiku e 19 të arrestuar

25.11.2021

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 57 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 19 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme […]

Brenda 24 ore 57 aksidente, mbi 1200 tiketa trafiku e 19 të arrestuar Foto: Ilustrim

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 57 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 19 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 242 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 19 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa tre tjerë në vuajtje të dënimit.