Brenda 24 ore 56 aksidente, dy me fatalitet dhe mbi 1200 tiketa trafiku të shqiptuara

26.05.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të martën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 56 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht dy kanë përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 14 aksidente të tjera kanë […]

Brenda 24 ore 56 aksidente, dy me fatalitet dhe mbi 1200 tiketa trafiku të shqiptuara Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të martën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 56 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht dy kanë përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 14 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, të martën policia ka shqiptuar edhe 1230 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar edhe 11 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre persona janë në vuajtje të dënimit.