Brenda 24 ore – 49 aksidente, mbi 1400 tiketa trafiku e 20 të arrestuar

02.06.2021

Si çdo ditë tjetër e ngarkuar për Policinë e Kosovës, njëashtu edhe dita e dielë ishte goxha një ditë e ngarkuar me shumë raste që raportuan qytetarët, aksidente, arrestime, e tiketa të shqiptuara. Policia vazhdon të apelojë te qytetarët e vendit që të kenë kujdes të shtuar në trafik, por përsëri aksidentet nuk kanë të […]

Brenda 24 ore – 49 aksidente, mbi 1400 tiketa trafiku e 20 të arrestuar Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër e ngarkuar për Policinë e Kosovës, njëashtu edhe dita e dielë ishte goxha një ditë e ngarkuar me shumë raste që raportuan qytetarët, aksidente, arrestime, e tiketa të shqiptuara.

Policia vazhdon të apelojë te qytetarët e vendit që të kenë kujdes të shtuar në trafik, por përsëri aksidentet nuk kanë të ndalur, ku numri i aksidenteve vazhdon të jetë shqetësuese.

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë ndodhin mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm të martën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 49 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 16 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore policia ka shqiptuar edhe 1451 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar edhe 20 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 persona janë në vuajtje të dënimit.