Brenda 24 ore 43 aksidente trafiku dhe mbi 700 tiketa të shqiptuara

08.01.2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 43 aksidente trafiku. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga 43 aksidente trafiku, 18 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 25 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale. Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se gjatë 24 […]

Brenda 24 ore 43 aksidente trafiku dhe mbi 700 tiketa të shqiptuara Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 43 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga 43 aksidente trafiku, 18 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 25 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë shqiptuar 745 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunkacionit.

Aksident trafiku  me të lënduar18
Aksident trafiku  me dëme materiale25
Tiketa trafiku të shqiptuara745