Brenda 24 ore – 37 aksidente, mbi 500 tiketa trafiku e 19 të arrestuar

18.10.2021

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 prej tyre kanë përfunduar me të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 528 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut. Po ashtu, në 24 orët e […]

Brenda 24 ore – 37 aksidente, mbi 500 tiketa trafiku e 19 të arrestuar Foto: Ilustrim

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 prej tyre kanë përfunduar me të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 528 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 19 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit.