Brenda 24 ore 17 aksidente, 166 tiketa trafiku e 46 të arrestuar

31.03.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 17 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 3 aksidente ishin me të lënduar dhe 14 të tjera ishin me dëme materiale. Po ashtu PK ka shqiptuar 166 gjoba trafiku për shkelësit e […]

Brenda 24 ore 17 aksidente, 166 tiketa trafiku e 46 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 17 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 3 aksidente ishin me të lënduar dhe 14 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 166 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 46 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.