Bllacë: Shtylla që po rrezikon jetën e mbi 5 familjeve!

21.01.2019

Një shtyllë e energjisë elektrike në rrugën Dukagjini në Bllacë veçmas furnizimit me energji elektrike për 6 shtëpitë e asaj pjese përbënë rrezik edhe për banorët. Një lexues i portalit ka raportuar rastin me ç’rast ka shprehur pakënaqësi ndaj KEDS-it pasi që asnjëherë nuk kanë intervernuar për sanimin e shtyllës pavarësisht se janë thirrur nga […]

Bllacë: Shtylla që po rrezikon jetën e mbi 5 familjeve! Foto: Ilustrim

Një shtyllë e energjisë elektrike në rrugën Dukagjini në Bllacë veçmas furnizimit me energji elektrike për 6 shtëpitë e asaj pjese përbënë rrezik edhe për banorët.

Një lexues i portalit ka raportuar rastin me ç’rast ka shprehur pakënaqësi ndaj KEDS-it pasi që asnjëherë nuk kanë intervernuar për sanimin e shtyllës pavarësisht se janë thirrur nga banorët tashmë e 5 muaj mbi 50 herë radhazi.

Sipas banorëve kjo shtyllë është rrëzuar disa herë duke shkaktuar dëme materiale te shtëpitë përreth saj.

Edhe pse intervenimi nga ana e KEDS-it nuk do shumë punë pasi që tashmë gjendet një shtyllë e re rrënjë shtyllës gjysmë të rrëzuar, banorët prapë insistojnë se ndihen të neglizhuar nga ana e këtyre të fundit.