Arrestohet i dyshuari për krime lufte në Kosovë

11.04.2019

Policia e Kosovës arreston një të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për hetimin e krimeve të luftës arrestoi sot një person të dyshuar mashkull nga komuniteti egjiptian për krime lufte në Kosovë në vitin 1999. Pas lëshimit të Aktvendimit mbi ndalimin e personit të arrestuar i njëjti është […]

Arrestohet i dyshuari për krime lufte në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës arreston një të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për hetimin e krimeve të luftës arrestoi sot një person të dyshuar mashkull nga komuniteti egjiptian për krime lufte në Kosovë në vitin 1999.

Pas lëshimit të Aktvendimit mbi ndalimin e personit të arrestuar i njëjti është dërguar në Qendrën e ndalimit.

Aktvendimi mbi ndalimin e personit të arrestuar është lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprat penale: “Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile”.